Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Qendrën e vaksinimit kundër COVID-19 “1 Tetori”, nuk do të ketë më vaksinime gjatë ditëve në vijim, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, kjo do të ndodh për shkak se dozat e parapara për vaksinim në këtë qendër të vaksinimit janë dhënë të gjitha.
“Deri tani, me dozën e parë të vaksinës AstraZeneca janë vaksinuar 22.096 persona nga 24 000 dozat e para të marra përmes mekanizimit COVAX”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e MSH-së.