Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajnë sot konferencë për media, raporton Express.
Konferenca do të mbahet në orën 16:00. Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajnë konferencë për media”, thuhet në njoftim.
Konferenca vjen pas situatës në veri, ku pas mesnatës janë djeguar e sulmuar me granata dore zyret e regjistrimit të automjeteve në Zubin Potok dhe Zveçan.