Depërtimi i fushave të presionit të ulët mbi rajon, sjell sonte gjatë mbrëmjes dhe ditën e nesërme kushte për zhvillime të rrebesheve me bubullima. Nëpër lokalitete priten mundësi edhe për breshër. Në aspektin termik temperaturat do të pësojnë rënie, bën të ditur Prishtina Weather.
Shërbimi i meteorologjisë njofton se prej ditës së enjte fuqizimi i fushave anticiklonike mbi rajon sjell përmirësim të motit dhe rritje të temperaturave.
Ditën e premte dhe fundjavë i nxehti nga Afrika veriore favorizon mot të nxehtë dhe kryesisht me diell. Temperaturat maksimale do të rriten edhe mbi 30C, paralajmëron PW.
Parashikimi për 19 dhe 20 gusht:
19.08.2020 – Jo shumë ngrohtë. Në mëngjes intervale me diell, e përgjatë viseve të ulëta mundësi për mjegull/mjegullinë. Nga mesdita dhe përgjatë mbrëmjes priten zhvillime të vranësirave, me rrebeshe shiu dhe bubullima. Nëpër lokalitete me mundësi edhe për breshër. Temperaturat në vise të ulëta 16C deri 26C, e në vise malore 12 deri 19C. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-8m/s. Indeksi UV: 7.
20.08.2020 – Në mëngjes më freskët, e në vise të ulëta mundësi për mjegull/mjegullinë. Ditën pjesërisht vranët, me më shumë intervale me diell. Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten nga 13C deri 28C, e në vise malore 9C deri 20C. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-9m/s, e në Dukagjin drejtimesh të ndryshme 2-5m/s. Indeksi UV: 6.