• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Si ndodhën sulmet e përgjakshme në Britani të Madhe

30/11/2019 - 09:25:30
Si ndodhën sulmet e përgjakshme në Britani të Madhe

Të premten, policia britanike e vrau një sulmues që i theri për vdekje dy persona dhe i plagosi disa të tjerë në atë që besohet se ishte sulm terrorist në Urën e Londrës. Megjithatë, ky nuk është sulmi i vetëm i këtij lloji me të cilin është përballur Mbretëria e Bashkuara viteve të fundit. Më poshtë po i përshkruajmë disa nga sulmet që kanë ndodhur në vendin ishullor në dy dekadat e fundit.

Më 19 qershor 2017, një burrë britanik i goditi qëllimisht me veturë disa besimtarë myslimanë pranë një xhamie në Londër, duke lënë një të vdekur dhe disa të lënduar. Burri i dënuar për vrasje kishte thënë në gjykatë se është munduar që të mbytë sa më shumë njerëz.

Lexo më shumë

Daut Haradinaj për kërcënimet e Serbisë: Kosova ka zot shtëpie

Daut Haradinaj: Po si AAK jemi të gatshëm për zgjedhje

June 4, 2025
4
Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë

Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë

June 4, 2025
15

Më 3 qershor 2017, tre persona i goditën me një furgon disa këmbësorë në Urën e Londrës, ndërsa më pas i therën me thikë njerëzit që gjendeshin në kafene, duke i vrarë tetë persona dhe duke i plagosur së paku 48 të tjerë.

Përgjegjësinë për këtë sulm e kishte marrë i ashtuquajturi Shtet Islamik.

Më 22 maj 2017, një sulmues vetëvrasës i vrau 22 fëmijë dhe të rritur dhe i plagosi 59 të tjerë në një sallë koncertesh në Mançester. Në këtë koncert po këndonte solistja amerikane, Ariana Grande.

Më 22 mars 2017, një sulmues e theri një polic afër ndërtesës së kuvendit britanik në Londër pasi një veturë i goditi disa këmbësorë. Gjashtë njerëz u vranë në këtë sulm dhe 20 të tjerë u lënduan.

Më 16 qershor 2016, një burrë i armatosur me pushkë dhe thikë të gjatë e qëlloi dhe e theri disa herë avokaten Jo Cox në pjesën veriore të Anglisë. Ky sulm e kishte tronditur Britaninë dhe kishte ndodhur vetëm një javë para mbajtjes së referendumit për Brexit-in.

Më 22 maj 2013, dy sulmues e goditën një ushtar britanik përderisa po e kalonte rrugën në pjesën juglindore të Londrës, para se ta vrisnin me thika për copëtimin e mishit.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Më 7 korrik 2005, katër myslimanë britanikë i aktivizuan bombat që i kishin prodhuar vetë e të cilat i kishin fshehur në çanta. Shpërthimet ndodhën në tre trena nëntokësorë, me ç’rast u vranë 52 persona dhe rreth 700 të tjerë u plagosën, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Share2TweetSendShareSend

Related Posts

Daut Haradinaj për kërcënimet e Serbisë: Kosova ka zot shtëpie
Lajme

Daut Haradinaj: Po si AAK jemi të gatshëm për zgjedhje

June 4, 2025
4
Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë
Bota

Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë

June 4, 2025
15
7 dështimet e VV-së me Albulena Haxhiun
Lajme

Boll Marre: Dështon për të 26 here “Cirku” në Kuvendin e Kosovës

June 4, 2025
15
Shtetasi të Kosovës i kapen 11 kallashnikova nga dogana kroate
Lajme

Shtetasi të Kosovës i kapen 11 kallashnikova nga dogana kroate

June 4, 2025
6
Naser Krasniqi-Leka, dëshmori  i cili e la gjermaninë për të luftuar për Kosovën
Lajme

Naser Krasniqi-Leka, dëshmori i cili e la gjermaninë për të luftuar për Kosovën

June 4, 2025
13
Dyshohet se u vra nga grabitësit, sot varroset 30-vjeçarja Liridona Murseli
Lajme

Sot seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt

June 4, 2025
12
Next Post
Histori drithëruese nga tërmeti, që tronditën shqiptarët

Histori drithëruese nga tërmeti, që tronditën shqiptarët

Më të fundit

  • Daut Haradinaj: Po si AAK jemi të gatshëm për zgjedhje
  • Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë
  • Boll Marre: Dështon për të 26 here “Cirku” në Kuvendin e Kosovës
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi