Janë dashur gati tre orë që të priten reagimet nga Lëvizja Vetëvendosje në lidhje me marrëveshjet historike Kosovë-Serbi të nënshkrua sot në Washington, e të cilat morën bekimin e presidentit amerikan Donald Trump.
Natyrisht, sikurse edhe pritej, partia e Albin Kurtit, që “si ka punët hiq mirë me Amerikën” kanë dalë kundër këtyre marrëveshjeve të nënshkrua nga Kryeministri Avdullah Hoti e Presidenti Aleksandër Vucic në “Dhomen Ovale” të Shtëpisë së Bardhë, shkruan Reporteri.net.
Madje, Albulena Haxhiu e kësaj partie e sheh të dëmshme marrëveshjen për normalizim ekonomik mes Kosovës e Serbisë, përurimin e së cilës e bëri personalisht presidenti i superfuqisë botërore dhe aleatit të madh të shqiptarëve, Amerikës.
“Hoti dhe delegacioni i tij i paligjshëm ia sollën Kosovës dëmet e radhës! E quajtën “Marrëveshje historike për njohje” ndërsa hoqën dorë nga pavarësia e Kosovës e na sollën marrëveshje të dëmshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën. Ujmanin e ndanë me Serbinë, hoqën dorë nga anëtarësimi i Kosovës në Organizata ndërkombëtare, pranuan anëtarësimin në Mini-shengenin ballkanik e dalje Serbisë në Detin Adriatik. Marrëveshjet e dëmshme nuk mund të jetësohen”, ka shkruar Haxhiu në facebook.
E marrëveshjen nga e cila Kosova përfiton investime miliardëshe amerikanë, e që e kthej serish fokusin e gjithë botes nga Prishtina, këtë herë për zhvillim ekonomik, nuk po e sheh historike as një zyrtare tjetër e Lëvizjes së Albin Kurtiti, që për më tepër është edhe nënkryetare e Kuvendit të Kosovës. Fjala është për Arberie Nagavcin.
“Pra kjo paska qenë Marreveshja “historike”: S’ka njohje reciproke siç premtonte zt.Hoti; -Ndarja me Serbinë e Liqenit të Ujmanit për furnizim me ujë dhe energji; -Pezullim të aplikimit për anëtarësim të Kosovës në Organizata ndërkombëtare – Mbrojtje të veçantë për Kishën Ortodokse Serbe; -Anëtarësim në zonën Mini-Shengen ballkanik; – Dalja e Serbisë në Detin Adriatik. Dhe disa pika që po të mos ishte gjendja kaq serioze, do të quheshin qesharake”, ka shkruar ajo në facebook, shkruan Reporteri.net.
Megjithatë, asnjë fjalë deri më tani për marrëveshjen historike të Washingtonit se ka thënë kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sikurse as partia e tij ende nuk ka dalë me ndonjë deklaratë rreth zhvillimeve në Shtëpinë e Bardhë.