Tani që viti shkollor në Britaninë e Madhe ka filluar ose do të fillojë së shpejti, shkollat duhet të përgatiten për shfaqjen e mundshme të virusit edhe në mesin e nxënësve.
Të martën, ministrat britanikë thanë se secili nxënës që ka simptoma të koronavirusit do të dërgohen në shtëpi dhe do të testohet, shkruan BBC.
Nëse rezultati i testit del pozitiv, të gjithë fëmijët dhe të rriturit që kanë pasur kontakte me fëmijën e infektuar do të kërkohen dhe do të udhëzohen që të vetizolohen.
Një shkollë do të vlerësohet si vatër e përhapjes së virusit, nëse aty vërtetohen dy ose më shumë raste brenda 14 ditëve ose nëse ka rritje të numrit të fëmijëve të prekur nga Covid-19.
Nëse një gjë e tillë paraqitet, shkolla duhet të bashkëpunojë me ekipet lokale për mbrojtje shëndetësore.
Në rast se në një shkollë konfirmohet vatra e përhapjes, një njësi mobile e testimit mund të dërgohet atje dhe të testohen nxënësit që ndodhen në klasën ku është konfirmuar fëmija i infektuar.
Më pas, do të testohen të gjithë fëmijët që i përkasin grupmoshës së nxënësit të infektuar dhe nëse është e nevojshme, do të testohen të gjithë nxënësit dhe stafi i shkollës