Nesër mot më i ftohtë, reshjet pushojnë. Të premten kryesisht me diell. Në fundjavë rritje e temperaturave, ditën e diel mundësi për shi
Ditëve të ardhshme, fusha anticiklonike nga Europa Qendrore do të shtrihen mbi rajon. Të enjten paradite vende-vende vazhdojnë reshje të dobëta shiu, e nga dita e premte do të mbajë mot kryesisht me diell, bën të ditur Prishtina Weather.
Shërbimi i meteorologjisë njofton se masa të ftohta ajrore që kanë depërtuar, do të kushtëzojnë mot më të ftohtë, në aspektin termik. Nga dita e shtunë, masa më të ngrohta ajrore nga Mesdheu sjellin sërish rritje të temperaturave edhe mbi 20C.
Sipas PW, të dielën pasdite, një tjetër front i ftohtë nga pjesët veriore të kontinentit do të kalojë mbi vend, ku do të sjellë kushte për reshje shiu, me mundësi edhe për bubullima.
Parashikimi për periudhën 21-25 maj:
21.05 – Më ftohtë, kohë pas kohe me erë. Paradite vende-vende reshje të dobëta shiu. Nga mesdita reshjet pushojnë. Në mbrëmje priten kthjellime.
22.05 – Në mëngjes ftohtë. Ditën kryesisht me diell.
23.05-24.05 – Të shtunën në mëngjes kryesisht kthjellët, por ftohtë. Ditën pjesërisht vranët dhe më ngrohtë. Të dielën paradite kryesisht me diell. Pasdite vranësirat do të shtohen, e priten reshje të dobëta shiu, me mundësi edhe për bubullima.
25.05 – Kryesisht me vranësira.
Temperaturat minimalet do të zbresin në 4C deri 6C, e maksimalet dy ditëve në vijim do të luhaten nga 14C deri 18C, e në fundjavë nga 21C deri 23C.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga verilindja 3-8m/s.
Shtypja atmosferike do të shënojë rritje mbi vlera normale.