Instituti Hidrometeorologjik ka publikuar të dhënat e fundit rreth cilësisë së ajrit në Kosovë, ku në shumicën e qyteteve cilësia është e dobët.
Sipas njoftimit, aktualisht në qytetin e Prishtinës cilësia e ajrit është jashtëzakonisht e dobët që nënkupton se të gjithë ata që kanë probleme me mushkëritë, me probleme të zemrës dhe njerëzit e moshuar, duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin jashtë.
Kurse, në qytetin e Prizrenit aktualisht cilësia e ajrit është mesatare, ndërsa në Ferizaj është shumë e dobët.
Qytetet tjera që po përballen me ajër të ndotur janë: Gjilani, Mitrovica, Gjakova, Hani i Elezit dhe Obiliqi.
Linku ku mund ta shikoni cilësinë e ajrit në qytetin ku dëshironi.