Një ngjarje tragjike ndodhi sot jo fort larg qendrës në Prishtinë, ku u shënua një incident i rëndë që përfundoi me fatalitet.
Për motive akoma të panjohura, një person dyshohet se u ther për vdekje me thikë.
Siç merr vesh Sinjali, viktima dhe i dyshuari kanë lidhje familjare, më saktësisht vëllezër.
Kjo ngjarje ka tronditur familjen Miftari, pasi morën lajmin e hidhur për vdekjen e djalit, Auronit.
Auron Miftari mbeti i vdekur si pasojë e therjes me thikë nga vëllai i tij, pasi nuk arriti t’i mbijetojë plagëve, raporton Sinjali.
Vdekjen e tij tashmë e ka konfirmuar ekipi mjekësor i Emergjencës, ndërsa Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme.