• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Shteti vendosë haraç për ata që shkojnë Prevallë e Rugovë (foto)

08/12/2019 - 17:38:43
Shteti vendosë haraç për ata që shkojnë Prevallë e Rugovë (foto)

Prevalla, Boga, Rugova e parqet e tjera nacionale në vend shumë shpejt pritet të bëhen me pagesë. Të gjithë ata që ua mësyjnë këtyre qendrave, do të duhet të ndajnë para edhe për taksën që do të fillojë të aplikohet së shpejti.

Në Ministrinë e Mjedisit deklarojnë se aplikimi i pagesës do të mbrojë Parqet Nacionale nga prerja e pyjeve, ndërtimet dhe gjuetia ilegale. Express jua sjell tabelën me çmimet për hyrje dhe vizita në këto parqe.

Lexo më shumë

Irani e godet me raketë spitali në jug të Izraelit

Irani e godet me raketë spitali në jug të Izraelit

June 19, 2025
0
Izraeli: Irani ka lëshuar afro 400 raketa balistike e 1 mijë dronë

Izraeli: Irani ka lëshuar afro 400 raketa balistike e 1 mijë dronë

June 19, 2025
0

Qytetarët e Kosovës nuk do të paguajnë haraç vetëm në Rrugën e Kombit.

Shumë shpejt, ata do të detyrohen të paguajnë edhe kur vizitojnë Bogën, Prevallën, Rugovën e parqet e tjera nacionale në vend.
Shuma e parave që kosovarët do të duhet të paguajnë për të kaluar tutje laurave për një ditë shkon deri në 3 euro, varësisht se me çfarë automjetesh do t’u drejtohen këtyre qendrave.

Në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i kanë thënë Gazetës Express se kompenizmet për çdo lloj të shfrytëzimit të resurseve dhe hapësirës së këtyre parqeve janë të parapara me legjislacionin për mbrojtjen e mjedisit dhe natyrës si dhe menaxhimin e parqeve kombëtare.

Zëdhënësi i MMPH’së, Leutrim Sahiti, ka thënë se arsyeja e vendosjes së laurave nëpër këto qendra është mbrojtja e tyre nga veprimet ilegale.

“Prandaj, qëllimi kryesor i vendosjes së laurave është për mbrojtjen e këtyre resurseve natyrore nga veprimet ilegale që ndodhin në territorin e Parqeve Kombëtare, siç mund të jenë: prerja e pyjeve, ndërtimet ilegale, gjuetia ilegale si dhe degradimet e tjera që ndodhin në territorin e parkut”, ka thënë Sahiti.

Por, ndonëse vendosja e tyre është paralajmëruar që nga viti i kaluar, ende nuk është filluar me pagesa. Për këto vonesa, në Ministrinë e Mjedisit e drejtojnë gishtin kah kompania fituese e tenderit.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Ju informoj se hyrjet në parqe kombëtare nuk kanë filluar ende me pagesë, sepse operatori ekonomik për ndërtimin e laurave është në
fazën finale të ndërtimit dhe të pranimit teknik”, thuhet në përgjigjet e MMPH’së drejtuar Gazetës Express.

Deklarojnë se edhe drejtoritë e parqeve kombëtare kanë mungesa në staf rreth menaxhimit të këtyre laurave “dhe se në momentin që do të gjendet zgjidhja e problemit me staf, atëherë do të funksionalizohen dhe do të fillojë edhe sistemi i pagesave sipas rregullores për shërbimet e AMMK-së dhe institucioneve të saj.”

Në tabelën me çmime që ka siguruar Express nga MMPH’ja, thuhet se çmimet për hyrje dhe vizita për një ditë në këto parqe fillojnë nga 50 centë e deri në 3 euro.

Tabela me çmimet për hyrje dhe vizita

Hyrja për fëmijë të moshës 10 deri 18-vjeçare kushton 50 centë në ditë, derisa për persona të rritur është 1 euro.
1 euro kushton edhe hyrja për automjete dhe motoçikleta, ndërkohë që për të hyrë me kombibus në këto parqe duhet të paguhen 2 euro.

Kosto më të lartë ka hyrja me autobus dhe kamionë. Kushdo që ua mësyn këtyre parqeve me këto automjete do të duhet t’i paguajë 3 euro për një ditë.

Në MMPH deklarojnë se këto pagesa janë të rregulluara sipas Rregullores për Shërbimet e AMMK-së dhe institucioneve të saj.

Ndryshe, një pagesë e tillë tashmë aplikohet në Brezovicë. Laura në këtë qendër turistike është vendosur në janar të vitit 2018 nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Sidoqoftë, që nga aplikimi i kësaj takse, shumë qytetarë janë shprehur kundër saj. Sipas tyre, së pari do të duhej të investohej nëpër qendrat turistike dhe pastaj të vendosej taksa.

Share6TweetSendShareSend

Related Posts

Irani e godet me raketë spitali në jug të Izraelit
Lajme

Irani e godet me raketë spitali në jug të Izraelit

June 19, 2025
0
Izraeli: Irani ka lëshuar afro 400 raketa balistike e 1 mijë dronë
Bota

Izraeli: Irani ka lëshuar afro 400 raketa balistike e 1 mijë dronë

June 19, 2025
0
Kurti pyetet se a do të shkoj në takim te Presidentja?
Lajme

“Çdo vendim që Kurti e ka marrë pas 19 prillit është joligjor”

June 19, 2025
0
Sot ” Cirku” i 34-të i  konstituimit të Kuvendit të Kosovës
Lajme

Sot ” Cirku” i 34-të i konstituimit të Kuvendit të Kosovës

June 19, 2025
2
Erdogan nervozohet pasi Kosova vendosi të hapë ambasadë në Jerusalem: E tradhëtuat Turqinë
Lajme

Erdogan: Irani ka të drejtë legjitime të mbrohet nga terrori shtetëror i Izraelit

June 18, 2025
2
Miliona njerëz ikin nga Teherani pas paralajmërimit të Trump
Lajme

Miliona njerëz ikin nga Teherani pas paralajmërimit të Trump

June 18, 2025
17
Next Post
Shqiptari në Amerikë dënohet me 22 vjet burgim

Shqiptari në Amerikë dënohet me 22 vjet burgim

Më të fundit

  • Irani e godet me raketë spitali në jug të Izraelit
  • Izraeli: Irani ka lëshuar afro 400 raketa balistike e 1 mijë dronë
  • “Çdo vendim që Kurti e ka marrë pas 19 prillit është joligjor”
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi