Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Ferizaj, ku si pasojë një person ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.
Siç tregon policia, shtetasja e Shqipërisë është goditur për vdekje nga vetura në Ferzaj, shkruan lajmi.net.
Ajo ka ndërruar jetë në QKUK pas lëndimeve të marra.Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.Vozitësi i veturës i dyshuari mashkull K/Shqiptar me vendim te prokurorit është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje.