Policia e Kosovës ka njoftuar se një 66-vjeçar në fshatin Komogllavë të Ferizajit ka vdekur në shtëpinë e tij pasi ishte kapluar nga zjarri.
Sipas një komunikate të policisë, forcat e rendit kishin arritur ta nxjerrin të moshuarin por ai ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë.
Për zjarrin ishin fqinjët ata që kishin lajmëruar policinë derisa dyshohet se deri te zjarri ka ardhur nga cigaret pa fikura të hedhura nëpër tepihë.
“Sot rreth orës 07:15 min.policia e Kosovës është informuar se në fshatin Komoglavë nga një shtëpi banimi është duke dalur tym.Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë ndalur në vendin e ngjarjes duke intervenuar dhe lokalizuar zjarrin, ku nga një dhomë e cila nuk ishte kapluar nga zjarri kishin nxjerrë një person mashkull,66 vjeçar ,i cili ka jetuar i vetëm në shtëpi. Nga mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes ,pas kontrollimit mjekësor të viktimës,është konstatuar se i njëjti kishte nderuar jetë si pasojë e asfiksisë. Sipas hetimeve të para, dyshohet se deri te zjarri ka ardhur nga cigaret pa fikura të hedhura nëpër tepihë. Nga dëshmitarët dhe fqinjët jemi informuar se viktima kishte jetuar i vetëm dhe kishte pasur edhe probleme shëndetësore ku edhe para dy muajve kishte ndodhur rast i njëjtë i zjarrit, por falë fqinjëve të cilët kishin intervenuar me kohë duke e fikur zjarrin dhe shpëtuar viktimën. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet IML Prishtinë për autopsi”, thuhet në komunikatën e policisë.