Shtatë persona janë lënduar dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas një aksidenti në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, shkruan Reporteri.net.
Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Më 27.10.2020 rreth ores 21:15 është raportuar një aksident trafiku ndërmjet 2 automjeteve, në rr. ZAHIR PAJAZITI në Podujevë. 7 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, përderisa njësitet kompetente policore i janë pergjigjur rastit dhe po kryejnë hetime lidhur me shkaqet e aksidentit”, ka thënë Hoxha.
Ai ka apeluar tek të gjithë drejtuesit që të jenë më vigjilent gjatë drejtimit të automjeteve dhe të zbatojnë rregullat që dalin nga ligji mbi trafikun.