Një aksident ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Debërllukë.
Si pasojë e këtij aksident shtatë persona janë lënduar.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.
” Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 14:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, segmenti rrugor fshati
Debërllukë. Si pasojë e aksidentit shtatë persona kanë kërkuar trajtim mjekësor. Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile”- tha Zahiti.