Shtatë skuadrat shqiptare në Ligën e Europës sot do të mësojnë shortin për fazën e dytë të kësaj gare, në shortin i cili do të tërhiqet në Nyon të Zvicrës me fillim nga ora 13:00.
Nga Kosova në këtë garë vazhdon të jetë kampioni aktual, Drita, të cilët janë eliminuar nga Liga e Kampionëve pas një rasti të paraqitur me COVID-19 në ekip disa ditë me parë.
Kurse, numërin më i madh i skuadrave shqiptare vjen nga Shqipëria, ku do të jenë gjithsej katër: Tirana, Kukësi, Laçi e Teuta.
E dy skuadra shqiptare në këtë raund aktual do të jenë edhe nga Maqedonia e Veriut, të cilat janë Shkëndija dhe Renova.