Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar është furnizuar me 26 ultrazë për nevojat e klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.
Pacientët, por edhe stafi mjekësor më nuk do të ketë mungesë të pajisjeve të tilla për diagnostikim të mirë. Këto pajisje kanë kushtuar 338 mijë e 900 euro.
Dy ultrazë do të shkojnë në Spitalin e Mitrovicës, 2 në atë të Vushtrrisë, 2 në Ferizaj, 2 në Gjilan, 2 në Prizren, 2 në Gjakovë dhe 2 në Spitalin e Pejës.
Dy ultrazë do të dërgohen në Klinikën e Gjinekologjisë, 1 në Kirurgji Abdominale, 3 në Klinikën e Radiologjisë, 1 Urologjia, 1 Emergjenca, 1 Gastroenterologjia me Hepatologji dhe 1 Klinika e Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv., 1 në Fiziatri dhe 1 në Nefrologji.
SHSKUK ka inicuar procedurat për blerje edhe të pajisjeve të tjera që janë të domosdoshme për pacientët.