Një shqiptar është qëlluar mbrëmjen e sotme në një restorant në qendër të Athinës
I plagosuri është 39-vjeç sipas mediave greke, por identiteti i tij nuk jepet.
Ai ishte duke ngrënë në momentin që një person iu afrua duke e qëlluar dy herë në kokë dhe në bark.
Në vendin e ngjarjes mbizotëron kaosi dhe frika pas të shtënave, ndërsa një pjesë e klientëve që ishin në restorant u larguan.
Policia ka rrethuar zonën, por autori ende nuk është arrestuar.