Sot në Mal të Zi, prej orës 07:00 janë hapur qendrat e votimit për zgjedhjet parlamentare, si dhe ato lokale në Budvë, Kotor, Tivat, Andijevicë dhe Guci.
Qytetarët do të votojnë nga ora 07:00 deri në 20:00, teksa të drejtën për të votuar në Mal të Zi e kanë 540.026 qytetarë. Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), në Mal të Zi ka 1.217 qendra votimi.
Këto janë zgjedhjet e 11-ta që nga hyrja e sistemit shumëpartiak në Mal të Zi, kurse të pestat që nga rivendosja e pavarësisë. Në këto zgjedhje parlamentare marrin pjesë 11 lista zgjedhore, prej të cilave gjashtë koalicione dhe pesë parti politike.
Pjesë e zgjedhjeve janë dhe partitë shqiptare, të cilat garojnë vetëm në dy koalicione, ndërsa partia e Gjukanoviç kërkon fitoren e njëmbëdhjetë pas 30 vitesh në pusht
Zgjedhjet do të monitorohen nga 2.098 vëzhgues, prej të cilëve 265 të huaj