Janë nënshkruar dy marrëveshje mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ato u nënshkruan nga sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken dhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani.
Marrëveshjet janë: Programi për zhvillimin e bursës Fullbright dhe gjithashtu edhe memorandumi i mirëkuptimit për luftimin kundër manipulimit të informacionit, në shtetet e huaja.
I pranishëm gjatë ceremonisë së nënshkrimit ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Kurse qeveria e Kosovës mori kritika të mëdha nga Ambasada e Amerikës në Prishtinë.