Zyra e Kryeministrit ka njoftuar për agjendën e nesërme ku qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do ta mbajnë mbledhjen e radhës të përbashkët në Prishtinë.
Pritja dhe mbledhja do të mbahen në një hotel në kryeqytet. Delegacioni i Qeverisë së Shqipërisë pritet të mbërrijë aty në orën 10:45 dhe në orën 11:00 është planifikuar pritja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, raporton Gazeta Express.
Sesioni plenar i mbledhjes së dy qeverive është planifikuar të nis në orën 11:15 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt.
Më pas, është planifikuar një konferencë për shqyp e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe homologut të tij shqiptar, Edi Rama.
Më poshtë, agjenda e plotë:
https://drive.google.com/file/d/1318fz9M_XWa7NMUnngRWTN87wQg_LVp0/view#:~:text=%3Ciframe%20src%3D%22https%3A//drive.google.com/file/d/1318fz9M_XWa7NMUnngRWTN87wQg_LVp0/preview%22%20width%3D%22640%22%20height%3D%22480%22%20allow%3D%22autoplay%22%3E%3C/iframe%3E