Një person është gjetur i lënduar në komunën e Zveçanit në veri të vendit. Personi i lënduar kishte qenë duke lëvizur me motoçikletë dhe sipas policisë ai kishte humbur kontrollin mbi motoçikletën duke rënë në humnerë në vendin e njohur si “Dudi Kërsh”.
Sipas policisë së Kosovës personi i lënduar kishte qëndruar i vetëm 48 orë dhe sot ai është gjetur në një gjendje jo të mirë dhe është transferuar në Spitalin e Mitrovicës Veriore për trajtim mjekësor.
Zëdhënësi Rajonal i Policisë së Kosovës për rajonin në Veri, Branisalav Radoviq ka deklaruar se personi i lënduar I.M është shtetas i Serbisë nga Beogradi.
“Patrulla e Stacionit të Policisë së Kosovës Zveçan erdhi në vendin e ngjarjes për të kryer një hetim në një kohë kur disa njerëz ishin tashmë pranë motoçiklistit të gjetur. IM u transferua në Spitalin e Mitrovicës Veriore në një gjendje të vetëdijshme” ka thënë Radoviq transmeton portali Mitropol.