Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në shtëpinë e polices së Kosovës (pjesëtare e komunitetit serb) që ndodhet në Zveçan.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar shefi i operativës për rajonin e veriut në kuadër të Policisë së Kosovës, Petrit Fejza.
Ai tha se policia është duke zhvilluar hetimet dhe po bën përpjekje sa më parë që të identifikojë autorin apo autorët e këtij incidenti, ndërsa motivi ende nuk dihet.