Të hënën në Rahovec një shtëpi është përfshirë nga zjarri, bën të ditur Policia e Kosovës
Rasti ka ndodhur mesnatën e së hënës në Rahovec, ku një person ka raportuar në polici se në shtëpinë e tij ka shpërthyer zjarr.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin.
Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.