Sipas tij, në opozitë duhet të mbesin ata që s’dinë të qeverisin por të vetmen gjë që e dinë është të bëjnë zhurmë.
Mustafa ka fyer kundërshtarët dhe ata që po e kritikojnë partinë e tij në studio televizive.
Ai përmes një postimi në facebook, ka thënë se ata janë të porositur dhe se nuk i njeh kush pos disa portaleve.
Postimi i plotë i Mustafës:
LDK garon të dal e para, garon të qeverisë me vendin.
Ua kemi borxh qytetarëve dhe bizneseve implementimin e programit ekonomik dhe të punësimit; përmbylljen e dialogut me njohje reciproke; vazhdimin e fuqishëm të luftës kundër pandemisë; heqjen e vizave.
Dorëzimi para pseudoanalistëve, “profesorëve” nga Kosova e “Amerika” që askush nuk i njeh si të tillë përveç disa portaleve, nuk është veçori e LDK-së.
Një armatë e tërë kundërshtarësh nga soje të ndryshme e kanaqe politike është angazhuar t’ua lajë trurin njerëzve të ndershëm në LDK-së dhe jashtë saj.
Qytetarë na japin votën e tyre që të qeverisim, jo të qëndrojmë në opozitë.
Në opozitë duhet të mbesin ata që s’dinë të qeverisin por të vetmen gjë që e dijnë është të bëjnë zhurmë.