Analisti Imer Mushkolaj i është kundërpërgjigjur kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ky i fundit ka reaguar pasi Mushkolaj e ftoi atë të bëhet analist.
Ahmeti përmes një cicërime në Tëitter tha se Mushkolaj pikën më të lartë të karrierës së tij që është analist në TV, e sheh si pikët më të ulët për Ahmetin, ndërsa Mushkolaj e quajti atë ‘Shpend dështak’.
Madje shtoi se njerëzit si Ahmeti nuk kanë turp.
“Po të isha n’vend të tij, m’kish ardhë turp me folë. Po njerëzit si ky nuk kanë turp. Janë vetë turpi”.