Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, ka folur për rezultatin e dobët të partisë së tij në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, në të cilat PSD’ja garoi në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Ahmeti ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se prej momentit që ka nënshkruar koalicion me partinë e Ramush Haradinajt, PSD’ja ka humbur 5 për qind të votave.
“E kemi paguar faturën e PAN’it”, është shprehur ai, duke iu referuar ish-koalicionit që qeverisi vendin, ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës, AAK’së dhe Nismës Socialdemokrate.
“PAN’i është ndëshkuar. Ka qenë votë për ndryshimin”, është shprehur Ahmeti. /Express/