Katër të dyshuar në Prizren janë shoqëruar dje në polici për shkak se kishin vepruar në kundërshtim me vendimet e qeverisë dhe rekomandimeve të IKSHP-së lidhur me virusin COVID-19.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarve është inicuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt.