Një aksident ka ndodhur dje pasdite në rrugën “Wesly Clark” në Prizren.
Aty një person derisa ishte duke drejtuar veturën ka goditur tri këmbësore.
Policia njofton se deri te aksidenti ka ardhur për shkak se i dyshuari nuk i është përshtatur shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës.
Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit dhe më pas janë liruar për në shtëpi.