Ka pak ditë në autostradën “Ibrahim Rugova”, Policia e Kosovës ka vendosur një radar me fotografi. Një radar i tillë, po përdorët për herë të parë në Kosovë. Kështu, gjobave, për herë të parë në vendin tonë, do t’u bashkëngjitet edhe një fotografi nga momenti i tejkalimit të shpejtësisë.
Rreshteri Bujar Berisha, tregoi për gazetën Objektiv se vetëm gjatë kësaj jave, përmes këtij radari janë shqiptuar 1200 gjoba ndaj atyre që e kanë tejkaluar shpejtësisë në këtë austostradë.
Ai ka treguar mënyrën e funkksionimit të radarit me fotografi.
“Matet shpejtësia e lëvizjes, sinjalizohet njësia patrulluese, bëhet ndalimi, i shqiptohet gjoba dhe asaj gjobe i bashkëngjitet fotografia që është printuar prej këtij laseri këtu. Gjatë javës janë shqiptuar mbi 1200 fletëparaqitje për kundërvajtje, 57 prej tyre i është marrë patentë shoferi për tejkalim të shpejtësisë”, tha Berisha.

.