Disa meshkujve kosovarë iu janë vjedhur telefonat, paratë dhe çelësi i veturës.
Ngjarja ka ndodhur në një pishinë ku ata kishin shkuar për të pushuar.
Për këtë bëri të ditur Policia, e cila njoftoi se për rastin është njoftuar edhe Prokurori i shtetit.
“Ankuesit meshkuj kosovarë kanë raportuar se nga të dyshuar deri më tani të pa njohur përderisa kanë qenë në pishinë iu janë vjedhur 4 telefona, para të gatshme, një çelës i veturës si dhe dokumente personale, Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë.