Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për shkrim grafiti “UÇK” në murin e shkollës së komunitetit serb në Vushtrri.
Sipas policisë edhe në një shtëpi një mashkull kosovar po ashtu ka shkruar grafitin e njëjtë “UÇK”.
Gjatë intervistimit i njëjti ka pranuar se grafitin e ka shkruar vetëm në murin e shkollës. Me urdhër të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili dyshohet se ka shkruar një grafit “UÇK” në murin e shkollës “21 Nëntori” (e komunitetit serb) dhe në një shtëpi të një mashkull kosovar po ashtu ka shkruar “UÇK”. Gjatë intervistimit i njëjti ka pranuar se grafitin e ka shkruar vetëm në murin e shkollës.
Me urdhër të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.