Wuhan i Kinës, aty ku për herë të parë u shfaq koronavirusi duket që po kthehet në normalitet.
Rreth 2 mijë e 800 institucione arsimore në të gjithë qytetin kanë vendosur të rihapin dyert e tyre për pothuajse 1.4 milion studentë, është njoftuar nga qeveria lokale këtë të premte.
“Shkollave u kërkohet të kufizojnë tubimet e panevojshme masive dhe të paraqesin raporte ditore tek autoritetet shëndetësore. Studentët dhe mësuesit e huaj që nuk kanë marrë njoftim nga shkolla e tyre nuk do të lejohen të kthehen”, thuhet në kërkesë.
Qyteti qendror kinez, ku besohet të ketë origjinën epidemia COVID-19, ishte mbyllur për më shumë se dy muaj nga fundi i janarit. Numri i vdekjeve të qytetit me 3.869 përbën më shumë se 80% të totalit të Kinës.
Wuhan është rikthyer në normalitet që nga prilli dhe nuk është raportuar për ndonjë rast të ri nga COVID-19 që nga 18 maji.