Shkolla fillore “Zymer Zeka” në fshatin Kaliqan të Komunës së Istogut ka qenë një prej më të dëmtuarave pas erërave të forta në këtë komunë.
Mirëpo, shkolla tashmë po përballet edhe me një tjetër problem.
Për shkak të dëmtimeve nga era dhe reshjeve të shiut, shkolla është në ujë duke e bërë të pamundur vijimin normal të mësimit.
Në këtë shkollë ndjekin mësimin rreth 200 nxënës.