Vdekja e Samir Tuzinacit nga Novi Pazari i Sanxhakut ka shkaktuar zi të madhe në këtë qytet.
Ai ka udhëtuar me nusen në Turqi për muajin e mjaltit, por është kthyer në arkivol. Sipas informatave të para Samiri ka bë vetëvrasje duke u hedhur nga dhoma e hotelit edhe pse nuk përjashtohet mundësia të bëhet fjalë për rënie tragjike nga ballkoni.
Disa fqinj të Samirit 35 vjeç thonë se ai kishte përjetuar shumë keq humbjen e babait para disa viteve dhe prej atëherë ka pasur probleme dhe ka shfrytëzuar ilaçe.
Të gjithë pajtohen se ka qenë djalosh i sjellshëm.
Sanxhaku përndryshe është rajon ku jeton edhe popullatë shqiptare.