Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se nga 24 gushti fillojnë me vizita të lira, vizita familjare dhe vizita të avokatëve në këto qendra.
E gjithë kjo po bëhet si masë lehtësuese, ndërsa për vizitën familjare do të fillojnë me pranimin e vetëm një anëtari të familjes së ngushtë. Ndërkaq, gjatë vizitës së tyre, secili vizitor/ avokat është i obliguar të dezinfektohet në hyrje të institucioneve korrektuese, dhe po ashtu me vete duhet të bartë edhe maskë mbrojtëse.