Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkenda Dubova, ka tash e sa ditë që po paralajmëron rikthimin në muzikë me një projekt të ri muzikor.
Ajo do të vijë në një bashkëpunim me këngëtarin e ri, Riki, ndërsa së fundmi ka bërë të ditur datën e saktë të publikimit të këtij projekti.
Përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, Shkenda ka pozuar me një veshje transparente, mjaft të hapur te pjesa e dekoltesë.
Duke vënë pah gjoksin atraktiv dhe linjat trupore të tonifikuara, këngëtarja nga Gjilani bëri që e gjithë vëmendja e ndjekësve të saj të kthehet nga ajo.
Në mbishkrimin e fotografisë, Shkenda theksoi datën 10 prill të këtij viti, e që do të jetë zyrtarisht data e lëshimit të këngës së saj më të re “Si dikur”.
Këtë paraqitje, Dubova e ka bërë nga Dubai i Emirateve të Bashkuara Arabe – vend ky në të cilin ajo është duke shijuar disa ditë të mira pushimi.