Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shkarkuar sot edhe Bordin e Ndërmarrjes Publike ‘Ibër Lepenc’.
Kurti ka emëruar menjëherë bordin e përkohshëm prej katër personave.
Ajshe Zeneli-Bytyçi kryesuese dhe drejtor, Alban Fetahu drejtor, Bekim Selimi drejtor dhe Nazmi Pllana drejtor.
Kurti me marrjen e mandatit ka shkarkuar disa nga bordet kryesore të ndërmarrjeve publike.