Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka anuluar udhëtimin drejt New York-ut, ku do të merrte pjesë në mbledhjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Aktualisht, Rama ndodhet në Frankfurt dhe pritet të kthehet në orët ne vazhdim në Tiranë, njofton Klan Kosova.
Siç shkruan Lapsi, mësohet se shefi i Qeverisë së Shqipërisë ka zhvilluar një komunikim në rrugë telefonike me homologun italian, Giuseppe Conte.
Ky i fundit i ka shprehur solidaritetin e plotë të Italisë dhe gatishmërinë për të mbështetur Shqipërinë në përballimin me pasojat e dy tërmeteve të rënda.