Prokuroria Themelore e Gjilanit ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj një personi, i cili kishte publikuar në Facebook njoftimin për vënien në qarkullim të barit për luftimin e koronavirusit.
Sipas aktakuzës, më 6 prill 2020, i pandehuri K.A., në fshatin Përlepnicë Komuna e Gjilanit, ka vënë në qarkullim barëra ose produkte të dëmshme mjekësore, pa iu bërë kontrolli i nevojshëm nga personi apo enti i autorizuar, në atë mënyrë që përmes rrjetit social ‘’Facebook’’, ka publikuar njoftimin për vënien në qarkullim të barit për luftimin e Corona Virusit.
“Në këtë mënyrë, i njëjti ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Shëndetësi 04/L-125 dhe Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale 04/L-190”, thuhet në komunikatë./Gazeta Express