Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-12 gradë Celsius
“Java e dytë e muajit mars do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm. Parashihen reshje në formë shiu dhe bore, në viset e ulëta dhe mesatare, ndërsa në viset e larta mbi 1000 m, parashihen reshje bore. Reshje shiu dhe bore parashihet ditën e martë, të mërkurën dhe në fundjavë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet në njoftim.