Dy të rinj në Tiranë kanë rënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen se shfrytëzonin për prostitucion një shtetase 17-vjeçare.
Dy të arrestuarit janë G.M (S), 31 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale ” Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe E.M., 27 vjeçe, banuese në Tiranë.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin nëpëmjet dhunës dhe kërcënimeve për jetën dhe familjen shfrytëzonin për prostitucion në Tiranë një shtetase të mitur 17-vjeçare,