Qendra e Mjekësisë Familjare në Viti në bashkëpunim me kolegjin “Universum”, me një aktivitet kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare të Infermierit.
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar aktivitetin që është zhvilluar në qendër të qytetit, dhe ka thënë se profesioni i infermierit kërkon një përkushtim të madh gjatë ushtrimit të tij ndaj pacientit. Ai gjithashtu tha se infermieria nuk është vetëm një profesion, por edhe mision për kujdes të vazhdueshëm ndaj qytetarëve jo vetëm të komunës së Vitisë, por edhe në mbarë botën, raporton Telegramisot
Në këtë aktivitet nga infermierët e QKMF-së në Viti dhe studentët e rinj të këtij kolegji, është bërë matja e tensionit, sheqerit në gjak, si dhe nivelit të saturimit, për qytetarët të cilët kanë shprehur interesim që të jenë pjesë e këtij aktiviteti./telegramisot