Një pjesë e murit të objektit të Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë është shembur, i cili gjendet në ndërtesën e njëjtë me Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore.
Siç raporton Telegrafi, është shembur njëra anë e ndërtesës së këtij fakulteti.
Në këtë objekt është po ashtu edhe dhoma e herbariumit, ku ruhen ekzemplarët e fakultetit të Bujqësisë, nga vitet e 60-ta.