Dje në një restorant në Gjakovë një pronar e ka sulmuar fizikisht një punëtore, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson prej burimeve se rasti ka ndodhur në fshatin Qerim.
Viktima, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga shefi i saj, pronar i restorantit në të cilin ajo punon si kuzhiniere.
Arsyeja e sulmit, siç mëson Sinjali, është pasi pronari kishte akuzuar viktimën për vjedhje brenda restorantit.