Rritet sërish numri i të vdekurve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të Johns Hopkins University, kanë gjetur vdekjen 2.502 persona.
Vihet re një shifër në rritje në raport me një ditë më parë kur gjetën vdekjen 2.200 të prekur nga Covid-19.
Me këto shifra shkon në 61.669 numri total i viktimave qysh nga nisja e pandemisë.
Nga ana e tij Presidenti amerikan Donald Trump shpreh bindjen se “Pasja e vaksinës është diçka e madhe, por do të arrijmë në normalitet në çdo rast.
Natyrisht duhet të presim që virusi të ikë dhe do të ikë”.