• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

SHBA-ja thërret Kosovën të heq taksën e Serbisë të ndalojë fushatën e lobimit kundër

17/10/2019 - 17:30:35
SHBA-ja thërret Kosovën të heq taksën e Serbisë të ndalojë fushatën e lobimit kundër

Nga Beogradi, SHBA-ja ka bërë thirrjen e radhës për suspendimin e taksës ndaj mallrave që vijnë nga Serbia.

Në një forum të sigurisë që po mbahet në kryeqytetin serb, David Kostelancik zëvendësi i të dërguarit të posaçëm të Departamentit të Shtetit Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka thënë se qeveria e ardhshme në Kosovë duhet ta vazhdojë dialogun.

Lexo më shumë

Haradinaj: Kurti është agjent i Serbisë dhe Rusisë

Haradinaj: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për situatën në Kuvend

May 9, 2025
0
Detaje tronditëse nga mbytja  e 4-vjeçares nga Dragash

Vdekje e dyshimt e një gruaje në banesën e saj në Mitrovicë

May 9, 2025
0

“Prioritet strategjik për SHBA-në është arritja e marrëveshjes së paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Kosova sapo doli nga zgjedhjet, SHBA-ja ka shprehur te liderët e të gjitha partive shpresën dhe pritjen se do të formojnë një qeveri pro-dialogut, të gatshme për ta suspenduar taksën e cila ka bllokuar procesin. SHBA gjithmonë do të qëndrojë në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës”, ka thënë David Kostelancik.

Në anën tjetër, Kostelancik i ka kërkuar edhe Serbisë që të ndalë kampanjën për tërheqjen e njohjeve ndaj Kosovës dhe pengesat për anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare, pasi ka vlerësuar se ato po e dëmtojnë arritjen e rezultateve në dialog.

Edhe Gjermania mendon se një nga punët e para që qeveria e re duhet ta bëjë është angazhimi për vazhdimin e dialogut, derisa kërkon alternativa që i kontribuojnë rajonit e jo zgjidhje që i kthen palët prapa.

“Zgjidhja e qëndrueshme mes dy vendeve është shumë me rëndësi thelbësore për të ardhmen e tërë rajonit. Ishte dashur shumë kurajë për të arritur marrëveshjen e vitit 2013, por ajo nuk mjafton dhe tani duhet edhe më shumë punë në arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe të zbatueshme”, ka thënë Susanne Schutz, drejtoreshë për Evropën Jug-Lindore, Turqi dhe Shtetet e EFTA-s, Gjermani.

Catherine Ashton, e cila kishte qenë Përfaqësuese e Lartë e BE-së kur Serbia e Kosova kishin nisur dialogun, ka thënë se para 8 vjetësh nuk i kanë kërkuar Beogradit ta njohë Prishtinën, e as kësaj të fundit të bëjë kompromis për sovranitetin e saj.

Por, Ashton ka lënë të kuptohet se palët tani duhet të bëjnë diçka të tillë.

“Kemi dashur të ndërmarrin veprime që i bëjnë më të lehta jetët e njerëzve. Por, tani ka ardhur koha që të zgjidhen të gjitha çështjet, sa më shpejt për të mirën e këtyre vendeve. Liderët e të dyja vendet nuk duhet të presin veprime vetëm nga Brukseli, por t’i lëvizin edhe vetë gjërat përpara”, ka thënë Ashton.

Në këtë forum ku po diskutohet normalizimi i marrëdhënieve dhe arritja e një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, ishte planifikuar të merrte pjesë edhe Matthew Palmer, derisa nuk është dhënë ndonjë arsye për mungesën e tij.

Share4TweetSendShareSend

Related Posts

Haradinaj: Kurti është agjent i Serbisë dhe Rusisë
Lajme

Haradinaj: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për situatën në Kuvend

May 9, 2025
0
Detaje tronditëse nga mbytja  e 4-vjeçares nga Dragash
Lajme

Vdekje e dyshimt e një gruaje në banesën e saj në Mitrovicë

May 9, 2025
0
7 dështimet e VV-së me Albulena Haxhiun
Lajme

Sot dita e 13-të e “Cirkut” politik: A do të konstituohet Kuvendi

May 9, 2025
3
Sot 10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave” si nisi ky konflikt?
Lajme

Sot 10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave” si nisi ky konflikt?

May 9, 2025
1
Si e zbuloi policia që 29-vjeçari në Ferizaj po bashkëjeton me një të mitur
Lajme

Ja sa gjoba trafiku i shqiptoni polici për 24 orë në Kosovë

May 9, 2025
4
Publikohen biseda e Hysri Selimi me shërbin e BIA-s serbe për radikalizëm fetar në Kosovë
Lajme

Publikohen biseda e Hysri Selimi me shërbin e BIA-s serbe për radikalizëm fetar në Kosovë

May 9, 2025
23
Next Post
Gjobë dhe deri në pesë vite burg për komisionerët që kanë keqpërdorur votat

Gjobë dhe deri në pesë vite burg për komisionerët që kanë keqpërdorur votat

Më të fundit

  • Haradinaj: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për situatën në Kuvend
  • Vdekje e dyshimt e një gruaje në banesën e saj në Mitrovicë
  • Sot dita e 13-të e “Cirkut” politik: A do të konstituohet Kuvendi
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi