• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

SHBA-ja dhe Kina, konkurrencë mbi vaksinat dhe rimëkëmbjen post-pandemi në Evropë

Shtetet e Bashkuara kanë në plan të “riparojnë” e “gjallërojnë” bashkëpunimin me aleatët e tyre evropianë ndërsa Uashingtoni dhe Pekini po shihen si konkurrentë në Evropë lidhur me mbështetjen për sigurimin e vaksinave si dhe rimëkëmbjen post-pandemisë.

18/02/2021 - 16:06:35
SHBA-ja dhe Kina, konkurrencë mbi vaksinat dhe rimëkëmbjen post-pandemi në Evropë
luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Presidenti Joe Biden pritet të flasë të premten virtualisht në Konferencën e Mynihut për Sigurinë.

Të enjten, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të bisedojë virtualisht me homologët e tij francezë, gjermanë dhe nga Mbretëria e Bashkuar (i ashtuquajtura E3), rreth asaj që zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price i quajti “sfida të përbashkëta globale”.

Blinken do të marrë pjesë gjithashtu në Këshillin e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian në 22 shkurt me ftesë të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Josep Borrell. Fjalimi i Presidentit Biden të premten vjen pas një zotimi nga ana e Presidentit kinez Xi Jinping për të rritur në vitet e ardhshme importet nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL) drejt tregut kinez.Javën e kaluar, zoti Xi kryesoi një takim virtual të nivelit të lartë, me udhëheqës e zyrtarë nga i ashtuquajturi blloku “17 + 1”, duke i vënë syrin hyrjes në tregun evropian të vaksinave kundër COVID-1-s ndërsa pohonte ndikimin e Kinës në rajon.

Grupi 17 + 1 u krijua në 2012 ndërsa Kina kërkonte bashkëpunim me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore. Dymbëdhjetë prej tyre janë anëtarë të Bashkimit Evropian.

“Kina është e gatshme të shqyrtojë në mënyrë aktive nevojat për vaksina nga ana e vendeve të EQL-së” tha zoti Xi, duke përmendur Serbinë dhe Hungarinë si dy vende që kanë filluar tashmë të kryejnë programe vaksinimi në mbarë vendin me vaksina kineze.

Lexo më shumë

KEK kundër dezinformatave: “Jemi në prodhim mos u besoni lajmeve të pavërteta”

KEK kundër dezinformatave: “Jemi në prodhim mos u besoni lajmeve të pavërteta”

June 20, 2025
10
KEK-u del me sqarim për opinonin publik dhe bizneset për rolin si FMF

Njoftimi i fundit nga KEK- u lidhur me operimin e njësive prodhuese

June 20, 2025
1

“Ne i njohim partnerët tanë evropianë, interesat dhe marrëdhëniet e tyre dhe nuk po i detyrojmë ata të zgjedhin mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. Sidoqoftë, ne mbetemi të shqetësuar pasi Kina i ka përdorur shpesh organizatat shumëpalëshe si një mjet për të avancuar interesat e saj ekonomikë, kombëtarë, ato të lidhura me sigurinë dhe politikën e jashtme në kurriz të paqes dhe prosperitetit të vendeve të tjera, respektimit të të drejtave të njeriut dhe rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla”, tha zëdhënësi.

Vëzhguesit rajonalë thanë se zoti Xi u prit ftohtë në samit. Gjashtë vende zgjodhën të dërgojnë ministra në vend të krerëve të shteteve në samitin virtual, niveli më i ulët i përfaqësimit në nëntë vite.

Të gjashtë vendet janë Bullgaria, Estonia, Letonia, Lituania, Rumania dhe Sllovenia.
Vëzhgues të tjerë thanë se suksesi më i madh i Pekinit në samitin virtual ishte të provonte se blloku 17 + 1 “nuk ka vdekur”, ndërsa vënë në dukje se zoti Xi nuk arriti të tërheqë të gjithë krerët e shteteve të EQL-së për të marrë pjesë, pavarësisht ftesave personale dhe “veprimeve të dëshpëruara” të Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme.

“Asnjë ndikim i prekshëm shtesë i fituar në BE nga Pekini” shkruante në Twitter Jakub Jakóbowski, bashkëpunëtor i vjetër i Qendrës për Studime Lindore, me bazë në Varshavë.
Në janar, Serbia mori një milion doza të vaksinës kineze kundër COVID-it Sinopharm, duke u bërë vendi i parë evropian që përdor vaksinat kineze. Serbia dhe Kina kanë mbajtur lidhje të ngushta ndërsa kompanitë kineze investojnë me miliarda euro në infrastrukturë e projekte në fushën e energjisë në Serbi.

Gjithashtu në janar, Hungaria u bë vendi i parë i Bashkimit Evropian që miratoi vaksinën kineze Sinopharm. Shumë vende të BE-së mbështeten tek vaksinat e siguruara nga kompanitë amerikane Pfizer e Moderna.( VOA)

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

KEK kundër dezinformatave: “Jemi në prodhim mos u besoni lajmeve të pavërteta”
Ekonomia

KEK kundër dezinformatave: “Jemi në prodhim mos u besoni lajmeve të pavërteta”

June 20, 2025
10
KEK-u del me sqarim për opinonin publik dhe bizneset për rolin si FMF
Ekonomia

Njoftimi i fundit nga KEK- u lidhur me operimin e njësive prodhuese

June 20, 2025
1
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Ekonomia

KEK-u ka kolapsuar: Nga nesër do ta importojmë të gjithë rrymën

June 20, 2025
19
Abdixhiku tregon se çka ju tha Escobari, për raportet SHBA -Kosovë
Lajme

Abdixhiku e godet Kurtin: Naiv dhe është i paditur politikisht

June 20, 2025
7
Sot Dita Botërore e Refugjatëve
Lajme

Sot Dita Botërore e Refugjatëve

June 20, 2025
7
SHBA dhe Britania ja jepin dy javë kohë Iranit
Bota

SHBA dhe Britania ja jepin dy javë kohë Iranit

June 20, 2025
11
Next Post
Anulimi i votave të diasporës, Vetëvendosje vjen me një kërkesë për KQZ-në

Anulimi i votave të diasporës, Vetëvendosje vjen me një kërkesë për KQZ-në

Më të fundit

  • KEK kundër dezinformatave: “Jemi në prodhim mos u besoni lajmeve të pavërteta”
  • Njoftimi i fundit nga KEK- u lidhur me operimin e njësive prodhuese
  • KEK-u ka kolapsuar: Nga nesër do ta importojmë të gjithë rrymën
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi