Ambasada e SHBA-së në Serbi ka reaguar pas nderimit që i është bërë komandantit Goran Radosavljeviq, i cili ka qenë i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Bytyçi, raporton Gazeta Express.
Ambasada ka shkruar se Radosavljeviq duhet të përballet me drejtësinë dhe jo të nderohet me stemë.
“Ky ishte gjithashtu njeriu i ngarkuar në kampin ku u gjetën eshtrat e vrara të tre amerikanëve në 1999: Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi. Radosavljeviqi ishte sanksionuar nga ShBA-ja për përfshirjen e tij të besueshme në vrasjen e tyre. Ai duhet të përballet me drejtësinë, jo të marrë nderime”, thuhet në reagimin e ambasadaës amerikane në Beograd.