Ndryshimet infrastrukturore e hoteliere po synohet që ta bëjë qytetin e Vlorës vend turistik për qytetarët e Kosovës, falë bashkëpunimit të Agjencionit Turistik “Sharr Travel”, raporton Ekonomia Online.“Sharr Travel” ka filluar një bashkëpunim me “Regjina Group” para shumë vitesh, të cilët vitin e kaluar kanë pasur një numër të konsiderueshëm të klientëve të cilët kanë kaluar pushimet e tyre në këtë hotel.
Ruzhdi Kurtishaj, pronar i kompanisë Sharr Travel, në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se atraksionet që i ka qyteti i Vlorës, siç është ishulli i Sazanit, Gadishulli i Karaburunit dhe shpella e Haxhi Alisë, janë atraksione turistike të cilët qytetarët më shumë kënaqësi do t’i vizitojnë ato vende.
“’Regjina Group’ dhe ‘Sharr Travel’ është më tepër se një dekadë. Flasim për punën tonë të përbashkët për zhvillimin e turizmit të përbashkët që nga viti 2006 e deri më sot. Vitin e kaluar kemi pasur një numër të konsiderueshëm të klientëve të cilët kanë kaluar pushimet e tyre në ‘Regina