Derisa biznesi i ka kthyer sytë kah politika, e këtyre të fundit nuk iu bëhet vonë për të shpejtuar procedurat që mundësojnë që të hidhen para nga arka e shtetit në biznes e tek qytetarët, pandemia e shkaktuar nga Covid-19 po vazhdon të godas sektorin privat.
Madje, frika është që nëse do të ketë edhe një valë të dytë të infektimeve, e ku Qeveria do të detyreohej të ndërhynte me masa të ashpra si në fillim, me izolim e orare të kufizuara të lëvizjes e të bërit biznes, biznesi do të shkojë drejt një kolapsi.
Njëri nga biznesmenët kosovar, Shaqir Palushi ka fajësuar deputetët për neglizhencë për ta ndihmuar sektorin privat.
“Në fakt deri dikun mund të kuptojmë mosreagimin me kohë të qeverisë për shkak se është përball me një problem të ri siç ka qenë pandemia por jo edhe neglizhencës e vazhdushëm”, ka thënë Palushi.
Palushi gjithashtu ka treguar se çka mund te ketë ndikuar që politikanër kosovarë të vonohen e zvarriten që të miratojnë nisma ligjore për të ndihmuar ekonominë e sektorit privat.
“Kanë qenë shumë jo serioz qasja e Kuvendit e cila tek të gjashtën apo shatën here kanë arritur që të sigurojnë votat në mënyrë që projektligji ka kaluar vetëm leximin e parë shumë mirë e dijimë pagat e sektorit nuk janë prekur përkundrazi ka pasur stimulime ndoshta kjo ka qenë po ashtu nuk janë preku pagat e deputetëve një prej arsyeve pa përmend politiken janë ndjerë komod nuk kanë bë mjaftushëm për sektorin privat që sigurisht kanë qenë të rrezikuar nga ekzistenca përshkak të rrethanve të krijuara”, ka shtuar Palushi.